Shqiptarët e Shqipërisë po preferojnë komoditetin, duke zgjedhur makina automatike më shumë sesa makinat manuale.
66% e tyre janë regjistruar në vitin 2024 nga të dhënat e drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndërkohë që 33% e zënë makinat me marshe.
Kjo zgjedhje e tyre për makinat automatike, në fakt përkthehet në më shumë kosto për ta. Mekanikët thonë se makinat manuale shfaqin më pak problem, madje dhe në harxhimin e naftës, janë me ekonomike.
“Kërkesat më të shumta janë për automat, manual kryesisht janë makinat e kompanive të cilat janë më pak me probleme, më pak dëme dhe makinat automat janë më shumë “nazelie”, kanë më shumë probleme se manualja….Njerëzit kanë qejf të jenë më komodë, më praktikë dhe më praktik është automati…Ka pak ndryshim manuali sepse harxhon më pak, se automati”, thotë Kreshnik Ndreu, mekanik.
Dashamirësit e makinave manuale nuk do të kenë dhe shumë mundësi zgjedhje. Kompanitë e mëdha po preferojnë të prodhojnë më shumë mjete automatike, e deri tek ato që çdo lëvizje kryhet përmes butonave në timon.
Nga një vëzhgim që bëmë në tregjet e automjeteve, makinat manuale vijojnë të jenë të prodhimeve 2008 e deri tek 2015./euronews.al
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...