Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e ngjarjeve tragjike të natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Kosova ka dërguar një letër tek përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.
Me këtë letër ai ka kërkuar hetim të plotë dhe gjithëpërfshirje për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre krimeve.
Kujtojmë se në këtë sulm të koordinuar nga grupe të armatosura të Serbisë, u vranë 10 qytetarë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.
Gjithashtu mbetën të plagosur 25 të tjerë./Arbresh.info
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...