Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas raportimeve lidhur me transportimin e materialeve zgjedhore, përfshirë edhe pakot me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.
Përmes një njoftimit për media, KQZ ka theksuar se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të KQZ-së, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të cilët kanë siguruar automjetet transportuese e që do të drejtohen nga zyrtarët e saj, transmeton Arbresh.info.
“Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat. Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Po ashtu, KQZ thekson se kthimi i materialeve zgjedhore në Kosovë do të bëhet nën shoqërimin e zyrtarëve të saj, duke ruajtur statusin e dërgesave diplomatike.
“Ky lloj i transportit ka karakterin diplomatik, me elementet shoqëruese, siç janë notat verbale, çka e shton sigurinë e ngarkesave”, vijon njoftimi i KQZ-së.
KQZ thotë se ky vendim është marrë për shkak se procedura tenderuese për shërbimet postare është ende në fazën e ankesave, duke pamundësuar nënshkrimin e kontratës me operatorin fitues.
“KQZ ka siguruar se, përveç këtij ndryshimi në transport, të gjitha procedurat e tjera për administrimin e dërgesave postare dhe materialeve zgjedhore do të zhvillohen sipas planifikimeve të miratuara më herët”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...