Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe arratisje nga burgu.
Khalife, i cili ishte arratisur nga burgu më 2023, nëntorin e vitit të kaluar ishte gjetur fajtor për spiunim për Teheranin.
Gjykatësja Kaur Cheema-Grubb, gjatë shqiptimit të dënimit më 3 shkurt e përshkroi Khalifen si një “budalla të rrezikshëm” i cili fillimisht u nxit “nga dëshira për t’u mburrur” sesa për të dëmtuar interesat e Mbretërisë së Bashkuar.
“Vet fakti që keni nisur një plan kaq të rrezikshëm tregon papjekurinë tuaj dhe mungesën e mençurisë”, tha Cheema-Grubb.
Khalife, 23-vjeçari i lindur në Londër, iu bashkuar ushtrisë britanike më 2017. Pak kohë pas kësaj, ai nisi të mblidhte informacione të ndjeshme dhe t’i ndante me agjentët iranianë. Për këtë shërbim ai ishte paguar me para të gatshme dhe u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij iranianë se ai do të ngjitej në gradat në ushtri “me lehtësi”.
Khalife u arratis nga burgu Vansvord i Londrës në shtator të vitit 2023 në kohën kur po priste nisjen e gjykimit. Ai qëndroi në arrati për tri ditë, para se të kapej nga autoritetet./rel
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media