Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot tubim në Obiliq.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka programi i tyre “Rruga e re” është ëndrra për Kosovën ku askush nuk mbetet mbrapa, përcjell Arbresh.info
Ndër të tjera, kreu i LDK-së tha se Kosova është e gatshme për ndryshimin që po e sjell Lidhja Demokratike bashkë me qytetarët e vendit.
Postimi i plotë:
Gra e burra të bashkuar për të ardhmen! Entuziazëm, besim, dhe shpresë që na ngarkon me përgjegjësi të madhe!
Në Obiliq, mes njerëzve të ndershëm e punëtorë, u zotuam për të ardhmen që do ta ndërtojmë bashkë! Për Kosovën ku zhvillimi nuk është premtim, por realitet; ku ekonomia rritet dhe hap vende pune; ku bizneset kanë përkrahje, dhe ku rinia ka mundësi për të shkëlqyer!
Programi ynë ‘Rruga e Re’, bashkë me ekipin tonë me profesionistë të përkushtuar, janë ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë ku askush nuk mbetet prapa, dhe që është shembull i zhvillimit në rajon dhe Europë.
9 shkurti është pika e kthesës që përcakton fatin e Kosovës, dhe për ne, përgjigjja është e qartë: Kosova është e gatshme për ndryshimin që po e sjell Lidhja Demokratike bashkë me qytetarët e vendit!/Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...