Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë.
Sipas IHMK-së, në orët e mëngjesit, temperaturat do të jenë të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona, shkruan Arbresh.info.
Gjatë mesditës, vlerat termike pritet të jenë kryesisht pozitive, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e pranishme për shkak të erës nga veriu dhe veriperendimi, e cila do të mbizotërojë gjatë gjithë javës.
Duke pasur parasysh prezencën e mjegullës, IHMK këshillon qytetarët të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët.
“Po ashtu, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në zonat me lagështi, ku ekziston mundësia e krijimit të shtresave të akullit, duke e bërë qarkullimin më të vështirë dhe të rrezikshëm.”, thuhet në njoftim.
Sa i përket reshjeve, kjo javë nuk pritet të sjellë sasi të konsiderueshme shiu apo dëbore, përveç ndonjë rige të dobët në disa zona të izoluara.
Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e motit dhe të marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur me kushtet atmosferike.
E Hënë, 3 Shkurt 2025
Moti do të jetë kryesisht i vranet dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu.
E Martë, 4 Shkurt 2025
Mot me diell dhe vranesia te shperndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperendimit.
E Mërkurë, 5 shkurt 2025
Moti do të jetë kryesisht me diell . Vranesira parashihen ne relieving malor. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtesi 1-4m/s.
E Enjte, 6 Shkurt 2025
Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-4 m/s.
E Premte, 7 Shkurt 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranesirat vende-vende mund te sjellin rig ate dobeta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperndimi me shpejtësi 1-5 m/s./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...