Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Dushkajës ka pezulluar të gjitha aktivitetet elektorale për sot.
Kështu bëri të ditur, kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, i cili tha se në këto momente zie, bashkëndjejnë me familjet e viktimave, që po përballen me një dhimbje të madhe, shkruan Arbresh.info.
“Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot. Në këto çaste të rënda, le të jemi të bashkuar në mbështetje të familjeve të prekura. Ngushëllime të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Beqa në Facebook./Arbresh.info/
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë