Uji është tërhequr, por pasojat e përmbytjeve mbeten në Durrës.
Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të së mërkurës në disa zona të qytetit bregdetar. Grupet e punës së bashkisë kanë vijuar evidentimin e dëmeve në banesa. Vetëm gjatë ditës së premte janë verifikuar 173 shtëpi, ndërsa në dy ditë pune, më 30 dhe 31 janar, numri total i banesave të verifikuara ka arritur në 273.
Procesi i evidentimit po vijon edhe sot, ndërsa autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për mbështetjen e familjeve të prekura.
Ndërkaq, gjatë natës ekipet e emergjencës kanë përdorur pompa për të tërhequr ujin nga oborret, bodrumet dhe katet e para të banesave të përmbytura. Përpjekjet për normalizimin e situatës parashikohet të vijojnë edhe në ditët në vijim./tch
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...