Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit me nga një muaj ndaj tre të pandehurve Q.E., M.D. dhe L.D.
Në njoftimin nga Gjykata Themelore thuhet se paraburgimi u caktua për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale veprime përgatitore për “vrasjen e rëndë”, veprën penale “Detyrim”, veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Zjarrëvënja”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse të pandehurit Q.E., M.D. dhe L.D., lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si janë kryer veprat penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin për media
“Gjykata poashtu vlerësoi se nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në prova, po ashtu mund të ndikojnë edhe në dëshmitarë si dhe mund të përsërisin veprat e njëjta penale ose mund të kryejnë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda”.
Gjykata konsideron se pesha e veprave penale është e natyrës së rëndë dhe rrezikshmëria shoqërore e tyre është tejet e lartë, andaj sipas gjykatës caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal.
Policia e Kosovës kishte njoftuar për rastin më 30 janar, ku ishin arrestuar katër persona, pasi të njëjtit planifikonin përgatitjen e vrasjes së një personi.
Sipas policisë, të dyshuarit ishin kapur në flagrancë duke pranuar armët që do të përdoreshin për kryerjen e një vrasjeje të planifikuar.
Policia kishte bërë të ditur se gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme.
“Pejë, Prishtinë 2024/2025 , NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhej në raport./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Planifikonin vrasjen e një personi, policia arreston katër personat e dyshuar
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën