Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK, Nisma, konservatorët E- 30 dhe partia Ideal, Ramush Haradinaj ka premtuar ulje të çmimit të energjisë.
Haradinaj ka premtuar se nuk do të ketë më rritje.
“Nëse do ta marr besimin tuaj, do ta ulim çmimin e energjisë për 20 përqind. Nuk do të ketë më ngritje të çmimeve e as manipulim me të ashtuquajturat bllok tarifa të cilat janë shndërruar në mekanizëm për fatura të papërballueshme për qytetarin”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Sipas tij, Kosova do të bëhet fuqi energjetike dhe energjia s’ka me qenë malli më i shtrenjtë në vend.
“Nuk do të lejojmë që tregu i fqinjëve dhe mafia energjetike t’na i përcaktojë çmimet. Energjinë do ta prodhojmë vetë dhe vet do t’i kontrollojmë çmimet. Do të ndërtojmë e riaftësojmë kapacitete që Kosovës i japin 1500 megavatë energji. Termocentral me gaz, energji me erë, me panele solare, me biomasë, me ujë, si dhe me ristrukturimin e kapaciteteve ekzistuese”, shkroi ai./Arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...