Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka ndarë pamje nga vizita në fabrikën e prodhimit profesional të rrobave të tekstilit Kos Tex.
Ajo tha se ky biznes është mbështetur nga Qeveria për blerjen e makinerisë profesionale, përcjell Arbresh.info
Në këtë vizitë, atë e shoqëroi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Në fabrikën e prodhimit profesional të rrobave të tekstilit Kos Tex. Fabrika ka 62 punëtorë dhe 100% të prodhimit e eksporton jashtë Kosovës. Nëse nuk e keni ditur rrobat e markës Max Mara prodhohen në Kosovë. Ky biznes është mbështetur nga Qeveria për blerjen e makinerisë profesionale.
Pronari i kompanisë, shqiptar me origjinë nga Kosova, ka lindur dhe rritur në Turqi. Pas shumë vitesh kur edhe është shpërngulur familja ky ka vendosur të kthehet e të investoj në Kosovë”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?