Është arrestuar një 26 vjeçar në Ferizaj, pasi i njëjti kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.
Siç njofton policia, është intervistuar edhe pronari i armës së zjarrit i cili e posedonte armën me leje.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy personat janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 18 fishekë.
Policia bën të ditur se ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm.”/Arbresh.info/

Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...