Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.
Pasi që i ka uruar ambasadorit të ri japonez mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Presidentja Osmani ia përcolli gjithashtu urimet e përzemërta me rastin e ditëlindjes së Perandorit Naruhito të Japonisë, e cila sot shënohet nga Ambasada e Japonisë në pritjen e organizuar për nder të kësaj dite, shkruan Arbresh
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e vlerësoi Japoninë si një partner strategjik afatgjatë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, veçanërisht përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Ajo theksoi kontributin e çmuar të Japonisë në zhvillimin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë mjedisin, çështjet politike e diplomatike, mediat, pajisjet shëndetësore, sigurinë ushqimore, teknologjinë informative etj.
Osmani, theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në tregti, investime, kulturë, shëndetësi dhe arsim, duke përmendur edhe projektet e bursave arsimore japoneze dhe programeve të shkëmbimit kulturor për të rinjtë e Kosovës.
Ndër të tjera, në këtë takim, Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Iwama për vizitën e saj të planifikuar dhe dakorduar në Japoni në qershor të këtij viti./Arbresh.info/

Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...