Liderët e koalicionit Lista për Familje, Eman Rrahmani, Selim Pacolli dhe Ferid Agani, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në kompaninë e njohur M-Technology.
Gjatë vizitës, ata u pritën nga pronari i kompanisë, Rrustem Pacolli, i cili i informoi mbi sukseset dhe planet e ardhshme të kompanisë, transmeton Arbresh.info.
Duke vizituar ambientet e prodhimit, liderët panë nga afër proceset moderne dhe standardet e larta të cilësisë që ndjek M-Technology.
“Kompanitë si M-Technology janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin”, theksoi Eman Rrahmani.
Në përfundim të vizitës, liderët dhe punëtorët u bashkuan në një drekë të përbashkët, ku diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe fuqizimin e brendit “Made in Kosova”.
Ata riafirmuan angazhimin e tyre për të nxitur iniciativa që forcojnë ekonominë dhe krijojnë mundësi të reja punësimi./Arbresh.info

Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon nd...
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...