Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Uashington.
Konjufca tha se është shumë pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Është shumë pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington DC. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur, për aleatin tonë ShBA-në dhe për të gjithë popullin amerikan”, shkroi Konjufca në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Avioni me 64 persona përplaset me helikopterin e ushtrisë amerikane, nxirren 18 trupa nga lumi
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve