Barcelona luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Atalantas në kuadër të xhiros së tetë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Në këtë barazim të Barcës protagonist ishte edhe Lamine Yamal që realizoi njërin nga golat, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes futbollisti Yamal, foli pak për klasifikimin si dhe kundërshtarin e radhës të Barcelonës.
“Të përballemi me PSG-në në raundin e 16-të? Ne përfunduam në vendin e 2-të në renditje, jemi favoritë kundër çdo skuadre ku luajmë. Kushdo skuadër të jetë, ne do t’i presim ata këtu dhe do t’i mundim”, deklaroi Yamal.
17-vjeçari është duke kaluar formë të shkëlqyer, ku në 28 ndeshje ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në të gjitha garat./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...