Presidenti amerikan, Donald Trump tha herët në mëngjes të enjten se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines ishte një situatë e keqe që duket se duhej të ishte parandaluar.
“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë të afrimit me aeroportin. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakëronin, pse helikopteri nuk u ngjit, as u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”, transmeton Arbresh.info.
“Kjo është një situatë e keqe që duket se është dashur të parandalohet. JO MIR!!!” vazhdoi presidenti.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse postimi i Trump bazohej në informacionin mbi të cilin ai ishte informuar zyrtarisht./CNN
LEXO EDHE:
Avioni me 64 persona përplaset me helikopterin e ushtrisë amerikane, nxirren 18 trupa nga lumi
Përplasja e avionit me helikopter në Uashington, nuk dihet nëse ka të mbijetuar
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?