Situatë mjaft problematike paraqitet në disa lagje të qytetit të Durrësit ku uji vijon të jetë prezent.
Burime nga shtabi emergjencave civile thanë për ABC News se nga bilanci deritanishëm mbi 200 shtëpi private janë të përmbytura.
Situata me problematike paraqitet në zonën e ish-Kënetës, në zonën e Plazhit, në Spitalle dhe në njësitë administrative të Sukthit e Katundit të Ri.
Deri më tani 10 familje të përmbytura janë evakuuar. Ndërsa vijon evakuimi i familjeve të tjera të prekura nga përmbytja.
Autoritetet lokale ndodhen në terren për të përmirësuar situatën, ndërsa po punohet për largimin e ujit nga banesat. Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as qendra shëndetësore në Sukth, e cila është e përmbytur. Ndërkohë në qytet situata është normalizuar dhe uji është tërhequr nga rrugët.
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...
Hygerta vlerëson Elijonën, ia ke dalë