Prizreni ishte vendi i radhës, ku kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbajti tubimin elektoral.
Para mbështetësve, Abdixhiku tha se asnjë rrugëtim historik nuk nis pa Prizrenin.
Abdixhiku premtoi 5 miliardë euro investime dhe rritje pagash për shërbyesit civilë me koeficient prej 150 që në javën e parë.
Ndërsa për qytetarët e Prizrenit, Abdixhiku ofroi mbështetje të plotë nga qeverisja qendrore, ndër të tjera duke premtuar ndërtimin e çerdheve dhe investime të tjera.
Kandidati për deputet, Driton Selmanaj, tha se është koha e ndryshimit të madh dhe se LDK-ja është gati t’i japë zhvillim Kosovës.
Në këtë tubim, Abdixhiku prezantoi kandidatët për deputetë nga kjo komunë.
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...