Ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar kandidatin për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ndalimin e futjes së dinarit serb në Kosovë në kohën kur ishte Guvernator i BQK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se për 10 vjet, sa ishte Hamza në krye të financave, dinari serb ka hy me thasë në Kosovë.
“Për më shumë se 10 vjet, Bedri Hamza ka qenë njeriu kryesor i financave në Kosovë, qoftë si Ministër, qoftë si Guvernator në BQK. Për këto 10 vjet, dinari serb ka hy me thasë në Kosovë për me i financu strukturat paralele, por nga Bedri Hamza nuk e kemi pa kurrë as edhe një veprim të vetëm për këtë çështje”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...