Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi intelektual E30 – Idea, Ramush Haradinaj, ka listuar projektet infrastrukturore që përfshihen në programin qeverisës të koalicionit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim, transmeton Arbresh.info
“Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon”, ka shkruar Haradinaj, teksa ka renditur projektet e përfshira në program:
Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
Unaza e jashtme e Prishtinës
Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...