Një person është arrestuar në Deçan pasi që dyshohet se ka shitur në treg të zi tri armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se dyshon që persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur armët, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është liruar ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Deçan 28.01.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre (3) pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës. I dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura. Me vendim të prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”