Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2025 që do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës.
Shqipëria, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë e 8-ta në radhë, të martën e 13 majit 2025, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e parë.
Shqipëria do të përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me “Zjarr”, këngë që triumfoi në Festivalin e Këngës, njofton RTSH.
Përzgjedhja e radhës së interpretimit bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti, ndërsa Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të konsideruar si vendet “big”, nuk garojnë në gjysmëfinale. Po ashtu edhe Zvicra, si fituese e edicionit të kaluar të Eurovizion, nuk garon në gjysmëfinale.
Finalja madhe e Eurovizion 2025 do të zhvillohet më 17 maj.
Radha e vendeve që do të intepretojnë:
Gjysmëfinalja e parë
1. Estoni
2. Islandë
3. Poloni
4. Portugali
5. Slloveni
6. Suedi
7. Ukrainë
8. Shqipëri
9. Azerbajxhan
10. Belgjikë
11. Kroaci
12. Qipro
13. Holandë
14. Norvegji
15. San Marino
Gjysmëfinalja e dytë
1. Armeni
2. Australi
3. Austri
4. Greqi
5. Irlandë
6. Letoni
7. Lituani
8. Mali i Zi
9. Çeki
10. Danimarkë
11. Finlandë
12. Gjeorgji
13. Izrael
14. Luksemburg
15.Maltë
16. Serbi
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...