Kreu i Koalicionit Lista për Familjen, Eman Rrahmani është takuar me Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim Tërnava.
Rrahmani përmes një postimi në Facebook, ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, përcjell Arbresh.info.
Poashtu, ai shprehu konsideratën e lartë dhe falënderimet e plota për qëndrimet dhe veprimet e Bashkësisë Islame të cilat siç shkroi ai, janë plot dinjitet.
“Kemi takuar me kënaqësinë më të madhe Myftiun e Republikës së Kosovës Naim Tërnava. Shprehëm konsideratën e lartë dhe falënderimet e plota për qëndrimet dhe veprimet e Bashkësisë Islame të cilat janë plot dinjitet. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Bashkësinë Islame të Kosovës”, ka shkruar tutje Rrahmani.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...