Bashkimi po vazhdon në top formë në elitën e basketbollit.
Prizrenasit në këtë xhiro fituan ndaj Golden Eagle Yllit, ku edhe kësaj radhe u dallua qendra Jayveous Mckinnis. Ai shkëlqeu me 19 pikë e 20 kërcime, derisa shtoi edhe tri bllokada, duke pasur indeksin 37, apo më të lartin në këtë xhiro, duke u shpallur MVP i javës.
Ndeshje mjaft të mirë tregoi edhe Malcolm Armstead, edhe pse nuk arriti të ndihmojë skuadrën e Yllit. Armstead ndaj Bashkimit e mbylli ndeshjen me 22 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.
Bora shënoi fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit, ku te prishtinasit më i miri ishte Henrik Sirko me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Trepça u rikthye te fitoret, duke mundur Proton Cable Prizrenin, në takimin e zhvilluar në Mitrovicë, ndërsa më i miri ishte 17 pikë dhe shtatë kërcime.
Derbin e kësaj jave e fitoi Sigal Prishtina ndaj Pejës, ku më i miri ishte Rashid Mahalbasiq te bardhekaltrit me 15 pikë, 11 kërcime e katër asistime.
MVP
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 19 pikë, 20 kërcime, / asistime, 37 indeksi
Top 5
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 19 pikë, 20 kërcime, / asistime, 37 indeksi
Malcolm Armstead (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 28 indeksi
Henrik Sirko (Bora) 18 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi
Batin Tuna (Trepça) 17 pikë, 7 kërcime, / asistime, 23 indeksi
Rashid Mahalbasiq (Sigal Prishtina) 15 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 20 indeksi
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...