Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar pesë të tjerë në një aksident fshatin Çubrel të Skenderajt
Policia bën të ditur se katër prej të lënduarve janë zyrtarë policorë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit nga autoritetet e sigurisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e policisë.
“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë,”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor janë duke u marrë me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lidhur me rastin janë njoftuar Institucioni i Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurori kompetent, të cilët pritet të marrin pjesë në hetimet e mëtejshme.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të dalin informacione të reja lidhur me këtë ngjarje tragjike./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shkon në tre numri i të vdekurve në aksidentin Mitrovicë-Pejë
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën