Haradinaj në Pejë: Me njerëz të devotshëm drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit

19:40 | 26 Janar 2025
E.G

Kandidati për kryeministër i AAK-së me partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj, ka ndarë momente nga tubimi madhështor në Pejë.

Ai përmend figura për të cilat thotë se me njerëz të tillë të devotshëm arrihet fitorja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Arbresh.info.

”Dy ishin arsyet e një tubimi madhështor në Pejë dhe që të dyja lidhen me Kosovën: “Lufta për Kosovën” me autorë Rasim Selmanaj, kandidat për deputet dhe Agron Gashi; si dhe vizioni ynë për Kosovën Fituese. Me njerëz të devotshëm, drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit.”, ka shkruar ai.

“Po shtohemi përditë e më shumë! 137 Për Kosovën Fituese”, tha ai./Arbresh.info/