Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur mbështetësit në Banjë të Istogut.
Kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Lumir Abdixhiku tha se me 9 shkurt qytetarët do të orientohen nga e ardhmja.
“Do të vazhdojmë traditën e fitoreve, për Kosovën, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e mik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Abdixhiku që këtë e quajti mision të LDK-së.
“Unë dhe ekipi im besojmë në shtetin e Kosovës dhe ju ftojmë edhe juve të besoni në këtë shtet. Ju thërras të orientoheni nga e ardhmja. Ne jemi të mishëruar me idealin e popullit tonë që do liri, demokraci e përparim, dhe jemi të përcaktuar që ta ruajmë këtë shtet”, tha Abdixhiku para përkrahësve në Banjë të Istogut.
Abdixhiku tha se, Banja është rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së, sipas tij, për Kosovën përparimtare.
“Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme. Fryma e fuqishme që po na shoqëron kudo është thirrje e qartë popullore për ndryshim, dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojmë fitoren e madhe”, tha Abdixhiku .
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...