Davide Calabria kërkoi falje për përfshirjen në një skenë të tensionuar pas përfundimit të ndeshjes me Parman, aty ku pati një përplasje mes tij dhe trajnerit Sergio Conceicao.
U desh që bashkëlojtarët e tjerë të ndërhynin për të ndarë të dy palët, teksa tashmë Calabria ka shpjeguar arsyen pse ndodhi ky konfrontim.
Milani arriti që ta sigurojë fitoren në frymën e fundit me një gol të Samuel Chukwuezes, por në vend se të festohej ky triumf, Conceicao vrapoi në drejtim të Calabrias dhe filloi t’i bërtasë në fytyrë.
Kjo bëri që të ‘shpërthejë’ një reagim agresiv nga lojtari dhe të ketë një përplasje verbale mes palëve, por pa kontakt fizik.
“Sinqerisht, këto janë gjëra që ndodhin në fushë, një keqkuptim mes të dy ne. Ne u interesuam shumë për këtë ndeshje”.
“Adrenalina ishte mjaft e lartë, por ne i rregulluam gjërat, ne thjesht nuk kuptuam diçka mes nesh”.
“Ne e rregulluam, nuk do të jetë hera e parë ose e fundit që diçka e tillë ndodhë. Është diçka e zakonshme në futboll”, ka thënë Calabria.
“Unë gjithashtu kërkoj falje sepse nuk është një gjë e mirë. Gjëja më e rëndësishme është skuadra dhe rikthimi i rezultatit”, ka thënë Calabria.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...