Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e qeverisë për mbështetje të vazhdueshme për Luginën e Preshevës, duke e përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve të kësaj zone.
Ai deklaroi se Kosova është më afër Luginës se asnjëherë më parë, dhe se ka një linjë të rregullt buxhetore për Luginën, e cila sivjet është katër milionë euro, dyfish më shumë sesa në vitin 2022.
Kurti theksoi se kjo përkrahje është një shenjë e kujdesit dhe vëmendjes së vazhdueshme të Kosovës për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
“Linja e rregullt buxhetore për Luginën, e cila sivjet është katër milionë, dyfish më shumë sesa në vitin 2022, do të thotë vëmendje dhe kujdes i rregullt për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përkrahja jonë nga Prishtina është mbështetje direkte për përmirësimin e mirëqenies së tyre, për mbrojtjen e të drejtave përballë diskriminimit, ruajtjen e identitetit, qëndresën e përditshme kundër shtypjes dhe pabarazisë, dhe faktorizimin e shqiptarëve si popull autokton”, tha Kurti./Arbresh.info
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...