Lirim Kurtaj, i dyshuar për kryerjen e 15 vjedhjeve të rënda në korrik të vitit 2024, është arrestuar sot në Stacionin Policor të Pejës, pas më shumë se gjashtë muajsh arratie.
Ai ishte shpallur në kërkim që nga 7 gushti i vitit të kaluar dhe u dorëzua në polici më 24 janar, së bashku me avokatin e tij mbrojtës, shkruan Arbresh.info.
Sipas informacioneve të Policisë, gjatë periudhës kur ishte në arrati, hetuesit arritën të siguronin prova dhe dëshmi të mjaftueshme që lidhin Kurtajn me vjedhjet.
“Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, të cilat dyshohet se ishin fshehur tek dy persona të tjerë në Fushë Kosovë,” tha një përfaqësues i Policisë. Ndërkohë, dy personat e dyshuar për “Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, thuhet në raport.
Gjatë arrestimit, hetuesit kanë sekuestruar gjithashtu armë dhe municion të paligjshëm.
“Gjatë kontrollit janë gjetur një pistoletë Zoraki, një karikator dhe 16 fishekë, si dhe 40 fishekë kalibër 8x57mm, një sprej OC dhe një thikë,” njoftoi policia./Arbresh.info/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...