Nëntë persona janë nën hetim për shkak të protestës së ditës së djeshme para Bashkisë së Tiranës.
Policia e Shtetit ka thënë se protestuesit e kanë bllokuar rrugën dhe kanë prishur rendin e qetësinë publike.
“Më datë 24.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshme Tiranë, për shtetasit D. T., A. K., K. B., E. E., B. K., dhe T. B, pasi para godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme./Tch
Përqafime të ngrohta mes Limit dhe Dolces qysh në mëngjes
Përfundon seanca e sotme për rastin “Banjska”, caktohen data...
Hamza bisedon me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë për m...
Personi në foto kërkohet për grabitje
I ikën tatimit, Dogana kap barna me vlerë rreth 49 mijë euro
Vazhdon gjykimi për sulmin në Banjskë, mbrojtja kërkon rishi...