Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mbledhjen e sotme të qeverisë që ai e drejton.
Sipas A2CNN, Rama ka pohuar se do të finalizohet projektligji për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.
Ai tha gjithashtu se zhvillimi i dytë është se Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor te bujqësia.
“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit. E para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Falë bashkëpunimit me një institucion financiar prestigjioz të Italisë, jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit”, ka thënë Rama.
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë