Dje, gjatë vizitës në Washington D.C., Shefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj, dhe Këshilltarja për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, janë takuar me zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.
Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet bilaterale, me theks të veçantë te Dialogu Strategjik Kosovë-SHBA i cili u arrit me iniciativë të Presidentes, fushat që do të mbulohen nga ky dialog strategjik si dhe pritshmëritë nga ky proces, e poashtu çështje të tjera të interesit të përbashkët.
Gjithashtu, duke qenë dita e parë e punës e administratës së re të udhëhequr nga Presidenti Trump, Presidenca konfirmoi përkushtimin e saj të plotë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të sigurisë si dhe fuqizimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Nga ana e zv.ndihmës Sekretarit të Shtetit, Kasanof, u theksua rëndësia e vazhdimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa nga Presidenca u ritheksua nevoja që Dialogu të përqendrohet në njohjen reciproke./Arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...