Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takoi Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Evropën gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama dha detaje nga takimi, duke paralajmëruar rihapjen e aplikacionit TikTok në një periudhë më të arsyeshme.
Rama u shpreh se me Grahn u diskutuan shqetësimet që e çuan Shqipërinë në vendimin e mbylljes së përkohshme të aplikacionit.
“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën