Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, një nxënës 11-vjeçar nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Prilep ka rënë nga një dritare e katit të tretë në oborrin e shkollës.
Nxënësi u dërgua menjëherë në spitalin e Prilepit, prej nga u transferua urgjentisht dhe u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në Shkup.
Gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, tha për Kanal 5 drejtori i Kirurgjisë Pediatrike, Lazar Jovçevski. Sipas tij, fëmija ka lëndim në shtyllën kurrizore dhe fraktura në thembrat e këmbëve.
Sipas informacioneve të Kanal 5, aksidenti ndodhi gjatë ndërrimit të dytë, në pushimin e madh, kur të gjithë nxënësit kishin dalë në oborrin e shkollës.
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...