Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në ceremoninë përkujtimore kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, e vlerësoi si një moment të veçantë për të nderuar veprën dhe trashëgiminë e liderit historik.
Ai nënvizoi se në themelet e shtetit të Kosovës qëndronte besimi në liri dhe tolerancë, një filozofi që Rugova e përçoi gjatë gjithë jetës së tij.
“Përkujtimi për Presidentin Rugova është një moment i veçantë. Lideri ishte intelektual kritik dhe paqësorë. Urtia e tij ishte frymëzuese. Rugova na tregoi rrugën në të cilën duhet ecur. Në themelet e shtetit ishte besimi më liri dhe toleranca. Si Presidenti Rugova, Kosovës i duhen njerëzit. Filozofia e shtetit të Kosovës kishte vizion dhe çartësi. Një Kosovë e pavarur dhe demokratike me miqësi me SHBA është vullteti i popullit. Rugova ishte vizionar për rrugën që duhet të ndiqte shteti. Në këtë përvjetor kujtimi i tij mbetet frymëzim për qytetarët e vendit. I falenderohem gjithmonë përkushtimit të tij njerzorë” , tha Sejdiu./Arbresh.info

E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq