Meriton Korenica e ka shënuar golin e shtatë këtë edicion në të gjitha garat.
Korenica shënoi gol në barazimin 1:1 të Clujit ndaj Botosanit, ndeshje e cila i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit rumun. Ai e shënoi golin e epërsisë për klubin në minutën e dhjetë.
Krahas shtatë golave ka edhe tri asistime. Enzo Lopez në minutën e 85-të i barazoi shifrat.
28-vjeçari luajti deri në minutën e 91-të. Cluji ka 36 pikë kurse Botosani ka 19 pikë.
Korenica ishte më i miri në fushë dhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.9.
Ai kishte 46 prekje të topi, duke kompletuar 83 për qind të pasimeve.
Korenica krijoi edhe tri raste të mëdha për skuadrën e tij, ndërsa gjuajti po ashtu tri herë në portë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...