Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj në një tubim të mbajtur sot në Skenderaj ka thënsë se kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga këtu.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me koalicionin për Kosovën Fiturse, do të dalin ballëhapur para qytetarëve për të ju dhënë siguri, përcjell Arbresh.info
“Sot jemi bashkuar për t’a bërë Kosovën anëtare të NATO-s. Skënderaj ja din rëndësinë sigurisë së Kosovës, dha gjithçka çka kishte për lirinë saj. Skënderaj me Gjeneral Nuredinin dhe Gjeneral Kodrën, sot i dhanë besën Koalicionit për Kosovën Fituese, sepse vetëm përmes kësaj liste dalim ballëhapur para qytetarëve tanë duke ju dhënë siguri, mirëqenie dhe integrim”, ka shkruar Haradinaj.
“Lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës, njësoj sikur në çdo kohë kur Kosova kishte nevojë për ne. Ka qenë dhe është nder i madh me u rreshtu bashkë, prapë. Na priftë e mbara”, tha Haradinaj./Arbresh.info
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...