Enver Krasniqi është rizgjidhur kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, ka njoftuar të shtunën shtëpia kryesore e boksit kosovar.
Siç është bërë e ditur, kjo ka ndodhur në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor, ku janë marrë vendime që ndërlidhen me zhvillimin e këtij sporti.
“Në këtë kuvend morën pjesë njëzet e gjashtë klube nga njëzet e shtatë të licencuara dhe po aq delegatë me të drejtë vote. Delegatët votuan për rizgjedhjen e Enver Krasniqit si kryetar të FBOXK-së, duke i dhënë atij një mandat të ri katërvjeçar. Po ashtu, u zgjodhën nënkryetarët e federatës, Sylejman Voca dhe Arben Jashari (përfaqësues i komunitetit minoritar), si dhe trembëdhjetë anëtarë të bordit, të cilët do të ushtrojnë detyrën për katër vitet e ardhshme”, ka njoftuar federata. “Gjithashtu është bërë pranimi i tri klubeve të reja në Federatë: “Dodona” nga Prishtina, “Kastrioti” nga Klina, dhe “Rahoveci” nga Rahoveci, duke e zgjeruar më tej rrjetin e boksit në vend.”/rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...