Ferid Agani nga Koalicioni për Familjen ka shpalosur programin politik para qytetarëve të Pejës.
Në tubimin e sotëm, ai tha duhet të ketë zhvillim më të madh në fushën e shëndetësisë.
“Kur Koalicioni për Familje po zbret në Pejë në qytetin tuaj që të shpalos një pjesë të programit politik. Ky program ofron zgjidhje për një sërë problemesh jetike të familjes kosovare”
“Duke filluar nga përkrahja e familjeve dhe nevojës së rritjes së natalitetit të popullatës, sonë dhe rritjes së numrit të lindjes së fëmijëve tonë, jep përgjigje në nevojën jetike për mbrojtjen e familjes tradicionale dhe rinisë shkollore prej ideologjive dhe propagandave që e kanë për qëllim të ndryshojnë orientimin gjinor të fëmijëve tanë, duke krijuar konfuzion të fëmijëve tanë në identitetin e tyre”, ka thënë Agani.
Agani ka thënë se ka ardhur koha që ligjet që janë në fuqi për fushën e shëndetësisë të zbatohen.
“Ju garantojmë qytetarëve tanë se me ne do të kenë sigurime shëndetësore”, tha ai.
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve