Gjesti vazhdon të mbetet një nga banorët më të komentuar dhe më të dashur për publikun shqiptar në këtë edicion të “Big Brother VIP 4”.
Popullariteti i tij ka ardhur si rezultat i personalitetit të fortë dhe mënyrës së tij të sinqertë të komunikimit, por ky vëmendje ka ardhur edhe me sfidat e veta.
Pas eliminimit të tij të parë dhe kthimit të menjëhershëm në shtëpi, Gjesti është përballur me tensione dhe debate që kanë ndikuar ndjeshëm në lojën e tij.
Në një nga përplasjet më të fundit, Jozi i kujtoi veprime dhe situata nga pjesëmarrja e tij e mëparshme në “Big Brother VIP Kosova”.
“Ti je i vogël, madje femrën ta ka marrë shoki”, ishte akuza që Jozi i bëri Gjestit, duke i prekur një plagë të vjetër.
Ky moment shkaktoi një gjendje të rënduar emocionale për këngëtarin, i cili është parë i prekur nga kufizimet e rregullave të produksionit lidhur me diskutimet për eksperiencën e tij të mëparshme.
“Vëllai i madh, nëse lejohen me u përmend këto sene prej jashtë, unë dal prej shpie”, tha ai me vendosmëri, duke shprehur frustrimin dhe dëshirën për të ruajtur qetësinë dhe fokusin në lojën aktuale.
Kjo situatë ka nxjerrë në pah presionin me të cilin përballen banorët, veçanërisht ata që hyjnë në lojë me bagazh nga eksperiencat e mëparshme. /Telegrafi/
https://www.tiktok.com/@bigbrothervlpkosova3/video/7460652464019131653?is_from_webapp=1&sender_device=pc
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...