Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka folur për programin e tij që ka në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se e mbështet sektorin privat.
“Unë jam përkrahje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, e për me pasë këtë është e pamundshme pa pasë një sektor privat të zhvilluar. Unë kam respekt e vlerësoj shumë punën e njerëzve që punojnë në sektorin privat. Ata punojnë për vete, ata paguajnë tatime, ata punësojnë njerëz, edhe paguajnë paga, dhe flas me respekt për punën e tyre”, ka thënë Hamza.
“Nuk mundet shteti me qenë i zhvillueshëm ekonomikisht pa pasë bizsnese të zhvilluara. Fokusi im është që përmes reformave, edhe në pjesën e politikave fiskale, edhe lehtësimin e qasjes në financa, për të krijuar një ambient miqësor dhe të përshtatshëm, jo vetëm për pronarët, që përmes zhvillimit të të punësuarve fokusin e kam në sektorin privat, që ata të realizojnë pastaj paga më të mira në sektorin privat, dhe ta përmirësojnë standardin e jetesës”.
“Dhe sigurisht, jemi për mbrojtjen e të drejtave në sektorin privat, ku kemi paraparë edhe themelimin e Gjykatës të Punës, edhe kemi paraparë Fondin prej Papunësisë, që është një mekanizëm që u garanton një siguri të punësuarve në sektorin privat, se e dimë që për një arsye apo arsye tjetër kompanitë mund të falimentojnë, edhe ata të mos ngelin pa të ardhura, por për një periudhe kohore shteti t’ua garantojë 80 për qind të pagës derisa ata të ristrukturohen, risitemohen. Fokusi i parë është i zhvillimit privat përmes krijimit të një ambienti miqësor”, tha Hamza.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...