Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se bë Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), është realizuar trajnimi për mbijetesë malore në kushte dimërore për kadetët e vitit të 4-të, të Qendrës për Studime Universitare.
Sipas FSK-së, ky program intensiv është krijuar për të sfiduar kadetët dhe për t’i pajisur ata me aftësi thelbësore të mbijetesës në kushte ekstreme malore duke u fokusuar në mësimin e teknikave të ngjitjes dhe zbritjes me litar, ndërtimin e strehëve dhe ndezjen e zjarreve në kushte të vështira, orientimin dhe navigimin në terrene të ashpra dhe menaxhimin e burimeve materiale nga natyra.
“Kadetët treguan shkathtësitë e tyre për t’u përballur me sfidat ku kjo tregon se këta të rinj do të jenë udhëheqës të ardhshëm të njësive të FSK-së, duke punuar dhe vepruar me punë në ekip dhe vendosmëri, duke mishëruar vlerat thelbësore të shërbimit dhe gatishmërisë”, njofton FSK-ja./Arbresh.info/





Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...