
Caroline Ziadeh, Special Representative of the Secretary-General and Head of the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo, briefs the Security Council meeting to hear report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo.
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës kundër mbylljes së strukturave paralele.
Sipas UNMIK-ut, këto veprime rrezikojnë besimin e komunitetit në autoritetet e Kosovës.
Gjithashtu në njoftimin e tyre për media thuhet se këto mbyllje kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë te individët, veçanërisht te ata që varen nga institucionet e financuara nga Serbia, duke përfshirë qendrat e mirëqenies sociale dhe zyrat postare.
“Zadieh shprehu shqetësimin për veprimet kundër institucioneve të financuara nga Serbia në mbarë Kosovën dje, të cilat rezultuan në mbylljen e disa institucioneve, duke përfshirë zyrat postare, ndërtesat e institucioneve dhe qendrat e mirëqenies sociale. PSSP-ja është e shqetësuar për ndikimin e këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht atyre nga komunitetet joshumicë, të cilët varen drejtpërdrejt nga këto institucione. Veprime të tilla të njëanshme rrezikojnë besimin e mëtjeshëm ndërmjet komuniteteve dhe autoriteteve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës realizoi një aksion të mërkurën, duke mbyllur strukturat paralele serbe në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Lipjanin, Obiliqin, Prishtinën, Fushë Kosovën, Vushtrrinë, Novobërdën, Kamenicën, Vitin, Rahovecin dhe Skënderajn, si dhe disa zyra të paligjshme postare dhe tatimore./Arbresh.info
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X