Një burrë kosovar dhe një grua me shtetësi të huaj kanë tentuar të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezantuar leje qëndrim të një shteti tjetër e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia bën të ditur se burri është arrestuar, ndërsa gruaja bashkë me fëmijët është dërguar në qendrën për punë sociale.
“ANP Adem Jashari / 15.01.2025 – 11:50. Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezantuar leje qëndrim të një shteti tjetër e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin