Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral.
Hamza ka premtuar ta lidhë qytetin e Vitisë me autostradën Prishtinë – Shkup përmes Gërlicës dhe që do të investojnë në një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë.
“Me ndihmën e juaj, me votën e juaj, më 9 shkurt, ju do ta vulosni fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, me një ekip të jashtëzakonshëm, do ta ndryshojë gjendjen në Kosovë. E di që gjithandej Kosovës ka nevojë për investime, por ju siguroj dhe garantoj që me Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet, Vitia do të lidhet me autostradën. E di këtë nevojë dhe e di këtë kërkesë tuajën. Vitia do të ketë furnizim të vazhdueshëm dhe të mjaftueshëm ujë për gjithë komunën e Vitisë. Dhe, sigurisht do të ketë edhe shumë objekte sportive, të cilat i ka më së të nevojshme dhe të domosdoshme”, ka thënë Hamza.
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...