Në shënimin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në Kompleksin Memorial, në Reçak, në nderim të të vrarëve në masakrën e Reçakut.
Teksa qëndronte përballë memorialit, kryeministri Kurti nderoi 45 civilët e pafajshëm të vrarë e masakruar, duke kujtuar masakrën mizore serbe të 15 janarit të vitit 1999.
Pas homazheve, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, kryeministri Kurti vijoi drejt akademisë përkujtimore në shënimin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut./Arbresh.info/

Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...