Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump më 20 janar.
Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zybaj thotë se Pacolli është i bindur se nën udhëheqjen e presidentit Trump, Kosova do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj global, të tejkalojë izolimin ndërkombëtar aktual dhe të arrijë përparime të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë.
Sipas tij ky moment përfaqëson një mundësi të re për të thelluar partneritetin strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info/
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...