Trepça po vazhdon përkushtimin ndaj lojtarëve vendorë.
Kjo tregon më së mirë fakti se njëri nga lojtarët më të talentuar në Kosovë, Dardan Kapiti ka vazhduar kontratën e tij edhe për dy vite tjera me kampionët e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e mitrovicasve përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Dardan Kapiti do të jetë pjesë e Trepçës edhe për dy sezonet e ardhshme. Ai do të vazhdojë me ngjyrat Gjelbër e Zi drejt sukseseve të reja”, shkruhet në njoftimin e mitrovicasve.
24-vjeçari ka qenë pjesë e sukseseve historike sezonin e kaluar me “xehetarët”, ku kanë fituar katër trofe dhe kanë rikthyer titullin kampion në Mitrovicë pas 12 vitesh.
Teksa këtë sezon me paraqitjet e tij të mira ka bërë që të jetë vendimtar edhe në triumfin e Superkupës.
Kapiti këtë sezon po luan me mesatare prej 9.9 pikëve dhe 7.8 kërcimeve për lojë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...